Flash News

KRYESORE

Flitet se do të arrestohet në ditët e ardhshme, Edi Paloka: Ky është qëndrimi ynë për Adriatik Llallën

Flitet se do të arrestohet në ditët e ardhshme, Edi Paloka: Ky

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka ka folur në lidhje me zërat e fundit që thonë se ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla do të arrestohet .

I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo", Paloka u shpreh se Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara.

"Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk çoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë punën e Llallës", u shpreh Paloka.

Ai akuzoi kryeprokuroren aktuale, Arta Marku, si të kapur politikisht. Sipas tij, me urdhër të Ramës mbahen ende në burg 11 protestuesit e "Rrugës së Kombit", për të cilët PD kërkon lirinë. Paloka paralajmëron se opozita do vijojë protestat, ndërsa mesazhi i tij për Ramën ishte se s’do jetë asnjë ditë i qetë.

“Protesta ka përditë dhe do vazhdojë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty.  Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë. Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme. Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë", ka pohuar Paloka.

Të fundit