Flash News

KRYESORE

Flluska e Taulant Ballës nesër në Kuvend, fotografia që do e shes si ‘fakt kompromentues’

Flluska e Taulant Ballës nesër në Kuvend, fotografia që do e

Pas akuzave të bëra nga opozita, Taulant Balla paralajmëroi se në seancën parlamentare të së enjtes do të nxjerrë fakte komprometuese për kreun e opozitës Lulzim Basha. Por Politiko.al ka mësuar se e gjitha rezulton një flluskë.

Mësohet se bëhet fjalë për një foto, të cilën Balla pritet ta publikojë nesër në Kuvend, me një farefis të kushërinjve Vladi, të cilët janë në kërkim për 3.4 milionë eurot e gjetura në dy makinat ‘Toyota’.

Fotoja është e një të afërmi të Vladëve që ka bërë foto në kohën kur opozita ndodhej në çadër dhe kjo fotografi do të shitet nga Balla si lidhje e Bashës me personat e shpallur në kërkim.

Por duket se kjo lojë po bëhet më tepër për të hequr vëmendjen nga akuzat e ngritura.

Të fundit