Flash News

KRYESORE

"Flokët i preva vetë, fustanin e mora borxh por më binte i madh", dalja e parë në skenë e Aurela Gaçes

E ftuar dje pasdite në "Rudina" , Aurela Gaçe foli për eksperiencën e saj 26-vjeçare në skenë. Tregoi për koncertin e madh që u bë para një jave tek "Amfiteatri i Tiranës", për përgatitjen dhe çdo ushtrim që bën për të mbajtur në kontroll zërin e saj.

Ndër të tjera, Aurela tregoi për herën e saj të parë në skenë me veshje borxh dhe flokë të prera vetë:

“Në këngën e parë fare, në vitin 1993, “Pegaso” flokët i kisha prerë vetë, i kisha bërë me limontos që të ngrinin. Kostumi ka qenë borxh dhe fundi ishte i gjatë, s’kisha ku dilja me atë fund dhe e mblodha lart, e bëra të shkurtër. Por nuk duket se ka qenë nën xhaketë. Ku do dilja unë ashtu, do nxirrja shalët, ato që kisha. Mbaj mend që më ka thënë skenografi i asaj kohe: “Ti je ajo goca nga Vlora?” Po iu përgjigja unë gjithë qejf. Unë jam ai që kam bërë skenografinë më tha dhe të falenderoj që ma bëre skenografinë të njohur sepse shkoje nga cepi në cep."

Të fundit