Flash News

KRYESORE

Flori Mumajesi i jep çmimin e tij Elvis Naçit: Ka vetëm një emër që meriton të jetë "personazhi i vitit"

Flori Mumajesi është përzgjedhur me votat e publikut nga Revista Class si personazhi i vitit. Por kantautori ka vendosur që këtë çmim të ia kalojë Elvis Naçit, personazh shumë i dashur për shqiptarët.

"Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, - shkruan Flori në postimin e tij në Instastory.

Elvis Naçi prej dy vitesh është kthyer në personazhin më të dashur për shqiptarët, ku me emisionin "Shqiptarët për shqiptarët" dhe stafin kanë arritur të realizojnë shumë punë bamirëse por edhe ndryshime jetësore të njerëzve të sëmurë.

Të fundit