Flash News

KRYESORE

Flori Mumajesi larg muzikës, por duke dhënë "leksione" si të bëheni të suksesshëm

Flori Mumajesi momentalisht nuk ka publikuar ende asnjë projekt të ri muzikor. Projekti i fundit që ka publikuar është bashkëpunimi me Getoar Selimin dhe Brunon në 15 dhjetor të 2018-ës me këngën "Mori".

E ndërsa në profilin e tij në Instagram postimi i fundit i përket datës 8 prill. Ndërkohë që të gjithë kolegët e tij shfrytëzojnë verën për të sjellë projekte dhe hite të reja, Flori po qëndron në heshtje.

Por, ai është shfaqur në një nga forumet e një universiteti privat në Tiranë, ku ka dhënë leksione frymëzimi se si të rinjtë të bëhen të suksesshëm. Ai ka folur për hapat e tij të parë në muzikë dhe filozofinë e punës së tij që mbështetet në 3 shtylla kryesore: besimi, këmbëngulja dhe dashuria.

Të fundit