Flash News

KRYESORE

Flori Mumajesi paska pasur plane për martesë, por koronavirusi “shkatërroi çdo gjë”

Flori Mumajesi paska pasur plane për martesë, por koronavirusi

Përveç shumë dëmeve që ka sjellë në viktima dhe në ekonomi, koronavoirusi ka prishur edhe shumë plane martese.

Kjo gjë i ka ndodhur dhe Flori Mumajesit, i cili në “E Diela Shqiptare” ka treguar se COVID-19 i ka prishur planet e martesës. I pyetur nga Arditi, Flori, Bruno dhe Klajdi mesa duket paskan pasur mendje për gjëra dhe ndërveprime shumë serioze këtë vit, mirëpo planet u shkatërruan.

“E kisha bërë në plan që këtë vit të martohesha, por s’më eci”, tha ai duke qeshur. Ndërkohë tha se dashuria më e madhe e tij është muzika.

Nga përgjigjet e artistëve u vu re se Klajdi është ai që do të martohet më shpejt, ndonëse nuk e pranoi.

Të fundit