Flash News

KRYESORE

Flori Mumajesi u ofrua si burrë për të, por Bebe Rexha thjesht ia la "seen"

Një ndër dëshira e Bebe Rexhes për Vitin e Ri ishte një burrë.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja edhe më gjej. Dhe të dua,"- shkroi ajo në Twitter.

Dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit Flori Mumajesi, i cili ishte i gatshëm të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm.

Ai i shkroi një mesazh në Instagram Bebes, të cilin e publikoi vetë, duke i thënë:

“Tak tak…Hape derën, jam unë burri <3. Më shpejt se kaq nuk vija dot”.

Por e gjitha kjo nuk ngeli me kaq. Bebe Rexha e ka lexuar mesazhin dhe ia ka lënë "seen". Flori e ka publikuar dhe pas "seen-it" shkruan:

"E di që do thoni që nuk është e vërtetë, por ju siguroj që është e vërtetë. Seen. S`ka gjë, unë prap xhan."

Të fundit