Flash News

KRYESORE

Floriana Garo bën publike fejesën. Kush është fatlumi në krahë të saj?

Floriana Garo bën publike fejesën. Kush është fatlumi

Floriana Garo nuk është më ‘single’dhe këtë e bën të ditur tashmë edhe vet. Përmes një  postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë me dije lajmin për të gjithë ndjekësit e  saj. 

“Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur! :)” –shkruan Floriana ndërsa postimin e ka shoqëruar me foto të saj dhe të fejuarit.

“Panorama” mëson se fatlumi quhet Enis Daci. Ai ka studiuar në Gjenevë të Zvicrës, aty ku edhe jeton pasi ka edhe studion e tij të avokatisë. Si janë njohur? Burime pranë çiftit  thanë se bukuroshja e ekranit dhe djali simpatik janë njohur në Paris dy vite më parë. Lidhja mes tyre erdhi vetëm 2­3 jave pas takimit të parë. Vetë Floriana e ka shkruar që mes tyre ka lindur një dashuri me shikim të parë

Të fundit