Flash News

KRYESORE

Floriana Garo publikon foto të shtatzënisë dhe tregon planet për dasmën madhështore

Ish-moderatorja Floriana Garo braktisi Shqipërinë për t`u zhvëndosur në Zvicër me bashkëshortin e saj. Floriana është në pritje të ëmbël dhe është shfaqur për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Në fotot e publikuara në revistën “Who” shohim se Floriana rrezaton akoma më shumë se më parë. Në formë perfekte dhe pse shtatzënë, ish-moderatorja ka treguar për “Who” se ka dëshirë që vajza të jetë një miks mes saj dhe Enisit.

“Tiparet e fytyrës së saj do doja të ishin një miks mes meje dhe Enisit. Nga unë dëshiroj të marrë buzëqeshjen dhe gjatësinë. Nga Enisi dua të marrë iniciativën, vendosmërinë dhe guximin për t’u përballur me gjithçka.”

Gjithashtu ka treguar se dasma mund të bëhet pas një viti dhe se e imagjonon madhështore por që nuk i dihet.

Të fundit