Flash News

KRYESORE

Fluks kërkesash nga azilantët shqiptarë, 21% më shumë aplikime gjatë periudhës janar-shtator

Fluksi i kërkesave për azil në një vendet e Bashkimit Evropian prej shqiptarëve vijon të mbetet në rritje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantët nga ‘Monitor’, gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë.

Në total, për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835.

Vetëm muaji shtator ka pasur 1,734 aplikime të reja, duke shënuar një rritje prej 14% në raport me muajin e kaluar.

Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Europë, së bashku me vende si Pakistani, Turqia, Iraku, Kolumbia, Irani dhe Nigeria, por vendi i vetëm europian.

Të fundit