Flash News

KRYESORE

Fluksi i emigrantëve për festat e fundvitit, shtohen sportelet në pikat kufitare

Fluksi i emigrantëve për festat e fundvitit, shtohen sportelet në

Për shkak të fluksit për festat e fundvitit, policia kufitare është angazhuar për të përballuar hyrje-daljet në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar tokësor, porte dhe aeroportin “Nënë Tereza”.

Policia bën me dije se janë shtuar sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim cilësor e në kohë, të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj.

Prej datës 20 deri 27 Dhjetor 2018 nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje, konkretisht:

  • Kanë hyrë 266.219 shtetas, nga këta 178.120 shtetas shqiptarë, 88.099 shtetas të huaj, si dhe 81.605 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13 % shtetas më shumë;
  • Kanë dalë nëpërmjet pikave të kalimit 170.879 shtetas dhe 52.270 mjete. Rezulton se gjatë periudhës 20–27 Dhjetor 2018 kanë dalë rreth 19 % më pak se për të njëjtën periudhe të vitit 2017.

Është rritur prezenca policore në patrullim në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/317790428945580/

Të fundit