Flash News

KRYESORE

Flutura Açka e zhgënjyer nga politika: Jemi kthyer në shtet qesharak, me reformën në drejtësi nuk do të ndodhë asgjë

Flutura Açka e zhgënjyer nga politika: Jemi kthyer në shtet

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka është shprehur e zhgënjyer me politikën në Shqipëri, nisur nga zhvillimet dhe debatet mediatike.

E ftuar në emisionin ‘Provokacia’ të Mustafa Nanos, Açka thotë se politikanët e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet qesharak.

“Çfarë t’ju them, ne jemi të çuditshëm, jemi në një fazë të çudisë. Shqipëria sot nuk është shtet. Bën një vendim presidenti nuk botohet, bën një vendim parlamenti nuk dekretohet, ç’është kjo? Dalin 10 kryetarë bashkie të korruptuar nuk ndodh asgjë, këtu nuk ndodh asnjë gjë. Ky nuk është shtet. Një shtet që nuk komunikon me entet kryesore nuk është shtet. Çfarë shteti është ky? Ky nuk është shteti i shqiptarëve, ai që duan shqiptarët. Jemi gati, gati një shtet qesharak. Shikoni parlamentin, shikoni çfarë ndodh mes parlamentit dhe presidentit. Çfarë ndodh mes bashkive dhe shtetit. Nuk e di... jemi tamam një shtet qeshrak.

Shqiptarët kanë pritshmëri të madhe, krekosja që shohim nga politikanët shqiptarë tregon se me reformën në drejtësi nuk do të ndodhë asgjë, po humb besimi gati, gati”, thotë shkrimtarja.

Të fundit