Flash News

KRYESORE

Flutura Açka: Në Holandë kam frikë të them ‘jam shqiptare’                     

Flutura Açka: Në Holandë kam frikë të them ‘jam

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila prej vitesh jeton mes Shqipërisë dhe Holandës tregon se kur pyetet nga të huajt për origjinën e saj, stepet të tregojë se është shqiptare.

E ftuar në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, Açka shprehet se shkak për këtë stepje është bërë imazhi i keq i krijuar prej vitesh për Shqipërinë, si të inkrimuar në trafikun e drogës dhe organizatat mafioze.

“Të gjithë paratë që hyjnë në Holandë mund të infektojë politiken holandeze, edhe parlamentarët atje, pra mund të ndikojë në politikat sociale te saj, kjo është frika e Holandës.

Kjo shpurë njerëzish mund të ndikojë në jetën holandeze.

Ka arritur deri aty sa ke frikë të thuash unë jam shqiptare. Nuk është se kam frikë ta them, por ti nuk ndihesh aq komode sa të thuash ‘unë jam një shkrimtare shqiptare’. Ka gjithmonë një lloj stepje.

Po të kërkosh në google për Shqipërinë, gjëja e parë që të del është mafia shqiptare. Jo diçka historike, edhe pse ka kaq shumë për të thënë për vendin tonë”, shprehet shkrimtarja, e cila nuk ngurron edhe t’i bëjë një lloj kritike moderatores Sonila Meço për hapësirën që duhet t’i kushtojë politikës dhe problemeve të tjera sociale media shqiptare.

“Unë besoj te një Shqipëri e nesërme, besoj fort sepse njoh e kam takuar njerëz të ndershëm, mbase nuk kanë tryeza të flasin. Ka mjekë, urbanistë të talentuar, edhe pse e dimë çfarë bëhet me Tiranën e vendin tonë, me planet e qyteteve tona, sepse askush nuk i pyet për urbanistët.

Edhe ju vetë në studion tuaj, pa dashur t’ju kritikoj keni dy orë e gjysmë që flisni vetëm për politikën. Duhet të merreni me temat konkrete për të cilat kanë nevojë shqiptarët”, tha Açka.

“Sepse janë peng i politikës. Është një vend i kapur”, iu përgjigj gazetarja.

“E kuptoj, por ne duhet të ndryshojmë sjellje, duhet t’u përçojmë shqiptarëve shpresë, këtë duhet ta bëjmë duke i dhënë politikës sonë të keqe sa më pak përqindje”, sugjeroi më tej shkrimtarja.

Të fundit