Flash News

KRYESORE

Flutura Açka në 'Letërsia dhe Qyteti', si gjithmonë 'politikisht jokorrekte': E urrej termin 'barazi gjinore'

Flutura Açka në 'Letërsia dhe Qyteti', si

Shkrimtarja Flutura Açka gjatë një takimi me lexuesit e saj dhe të apasionuarit e Letërsisë, ka folur edhe për rolin e femrës në literaturë dhe në shoqëri. “Është shumë e vështirë të më shenjosh mua si shkrimtare feministe, por njëkohësisht librat e mi janë një tribut për femrën si qenie e barabartë, për gruan shqiptare si partnere", ka theksuar Açka e cila është shumë aktive në media dhe shpesh aspak politikisht korrekte.

"Unë e urrej sloganin “barazi gjinore”, ne nuk jemi të barabartë në gjini, as kemi pse të jemi të barabartë. Një grua e kupton që është grua vetëm pranë një burri, kështu besoj duhet ta ndiejë edhe gjinia tjetër, madje në kohët e reja gruaja mund t’ia dalë të kryejë funksionin e saj të riprodhimit si qenie, edhe pa praninë e burrit".

Açka ishte shkrimtarja e radhës e ftura në takimet “Letërsia dhe qyteti” përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma.

Të fundit