Flash News

KRYESORE

Flutura Açka për hezitimin e Holandës: Shkak mafia, kemi frikë të themi jemi shqiptarë

Flutura Açka për hezitimin e Holandës: Shkak mafia, kemi

Shkrimtarja Flutura Açka jeton prej vitesh në Holandë dhe e kupton mirë perceptimin e politikës dhe vendasve karshi Shqipërisë. Ajo tregon arsyet se përse parlamenti holandez ka marrë një vendim negativ për çeljen e negociatave me BE-në. Sipas shkrimtares, arsyeja e qëndrimit negativ ka të bëjë me mafien shqiptare.

Në parlamentin holandez janë shtuar shumë zërat të cilat kërkojnë masa më të ashpra ndaj mafies dhe krimit shqiptar, i cili ka krijuar pozita të forta në qytetet Amsterdam dhe Roterdam.

“Holanda është e trembur nga fakti që grupet shqiptare kriminale kanë kapur sot të gjitha shtigjet e dogave të forta dhe frika e tyre nuk është për Shqipërinë, sepse shqiptarët e dinë vet se çfarë dinë të bëjnë me politikën e tyre, por problemi i tyre është që të gjithë këto para që kalojnë përmes kanaleve të Holandës mund të infektojnë politikën holandezë.

Aq para mund të korruptojnë edhe politikanët dhe parlamentarët holandezë. Mund të ketë të tillë fuqi që të ndikojë edhe në politika të tjera sociale. Problemi i Holandës është që kjo shpurë njerëzish që është shumë e vogël, por shumë determinante mund të ndikojë në jetën shoqërore holandeze. Ka arritur deri aty sa ke frikë të thuash 'unë jam një shqiptare'.”, tha ajo në emisionin “Tempora” në RTV Ora.

Të fundit