Flash News

KRYESORE

Flutura Açka: Përse po ikin shqiptarët? Dëmi ndaj vendit i pariparueshëm

Flutura Açka: Përse po ikin shqiptarët? Dëmi ndaj vendit i

Poetja Flutura Açka e konsideron dramatik largimin masiv të shqiptarëve në 4 vitet e fundit. Ajo bën thirrje që shteti të tregojë më shumë kujdes dhe të aplikojë politika sociale në mbështetje të familjes shqiptare për të frenuar emigrimin masiv por edhe për të rritur lindshmërinë. Açka shton se nëse situata nuk ndryshon, atëherë dëmet do të jenë të pariparueshme.

“Jetoj mes Shqipërisë dhe Holandës. Edhe Holanda, mes vendeve evropiane është me popullsi më të vogël dhe e ka të nevojshme të mbrohet. Sot politkat holandeze e ndihmojnë familjen holandeze në atë formë sa është gjëja më normale që të shohësh familjen bazë me 3-4 fëmijë. Po të shikosh kurbën e lëvizjeve në 10 vitet e fundit është dramatike.

Çfarë po ndodh me shqiptarët sot dhe pse ikin shqiptarët sot? Çfarë do të bëhet sot se na kanë ikur në 3-4 vitet e fundit së paku 500 mijë shqiptarë? Pyetja është pse ikin, pse u është mërzitur vendi i tyre kaq i bukur shqiptarëve? Këta janë "armiqtë" tanë, nuk e kuptojnë se po i bëhet një dëm i pariparueshëm Shqipërisë.”, tha poetja në Ora News.

Të fundit