Flash News

KRYESORE

Fluturimet “low cost” me Air Albania? Çmimet e larta që përfshijnë dhe naftën (si zë më vete)

Pritshmëritë kanë qenë që me fillimin e fluturimeve të cilësuara si “low cost” të Air Albania për të vizituar Stambollin, çmimet e biletave do të ishin më të ulta. Pas kërkimit në faqet e kompanive ajrore për çmimet që ofrojnë në të njëjtat data, por për destinacione të ndryshme, rezulton të linja ajrore shqiptare ka çmimin më të kripur.

Nëse zgjedhja juaj është Parisi për një fluturim vajtje-ardhje në datat 11 dhe 16 maj 2019 me linjën ajrore Transavia çmimi final për biletën është 153 euro.

Nëse zgjidhni që të udhëtoni drejt Budapestit ku fluturimet operohen nga Wizz Air çmimi final i biletës për 11 maj-16 maj është 84.98 euro.

Nëse zgjidhni Stambollin me Air Albanian çmimi që do t’ju rezultojë për rezervimin final në të njëjtat data është 303 euro.

Për Romën, duke operuar nga Alitalia vajtje-ardhje do t’ju kushtojë 155.10 euro kurse për të shkuar në Bolonja në të njëjtat ditë do t’ju duhet të paguani 121,68 euro.

Nga të gjithë destinacionet, Stambolli rezulton më i shtrenjti ndërkohë që Air Albania as që i afrohet konceptit ‘low cost’ duke u renditur tek më të shtrenjtat.

Një biletë e Air Albania me vlerë 224.5euro për të shkuar nga Tirana në Stamboll në datë 30 prill ju keni paguar 155 euro çmimin e biletës, 4 euro tarifë për sigurinë, 12.50 euro si tarifë për shërbimin e pasagjerëve, 10 euro si taksë për kalimin e kufirit, dhe 43 euro si pagesë për karburantin./Monitor

 

 

Të fundit