Flash News

KRYESORE

Fluturimet nga Franca do mbyllen për një muaj, kur kryhet udhëtimi i fundit drejt Rinasit

Fluturimet nga Franca do mbyllen për një muaj, kur kryhet

Ndërsa shumë vende evropiane kanë nisur të mbyllin kufijtë si masë parandaluese ndaj coronavirusit, ambasada e Shqipërisë në Francë, njofton se për një muaj nuk do të ketë fluturime të tjera drejt Shqipërisë.

Përmes një njoftimi online, ambasada sqaron se fluturimi i fundit drejt Rinasit do të jetë të enjten në 19 mars.

“Pas komunikimeve të vazhdueshme të ambasadës së Shqipërisë, kompania ajrore Transavia France konfirmon se fluturimi Paris-Tiranë i datës 19 mars, do të kryhet. Këshillohen të gjithë shtetasit shqiptarë që e kanë të domosdoshëm kthimin në atdhe që të prenotojnë sa më parë biletat në faqen e internetit tê Transavia-s (transavia.com), pasi, pas kësaj date, fluturimet do të ndërpriten të paktën deri më 19 prill 2020”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit