Flash News

KRYESORE

“FMN hua Shqipërisë 175 milionë euro”, Gent Sejko: Presim të rritet borxhi për shkak të COVID-19

“FMN hua Shqipërisë 175 milionë euro”, Gent Sejko:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tregoi se FMN do t`i japë Shqipërisë një hua prej 175 milionë euro. Sipas tij, huaja do të jetë e aksesueshme në javët e ardhshme. “175 mln euro do të jepen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për qeverinë shqiptare, në formën e një huaje dhe likuiditeti i nevojshëm në monedhë të huaj është siguruar si nga sistemi bankar ashtu edhe nga FMN”, tha Sejko në emisionin “Ekopolitikë”.

Sejko, duke pasur parasysh krizën e shkakuar nga kronavirusi, u shpreh se do të rritet borxhi i Shqipërisë. “Disa parametra dhe kritere që ishin të parashikuara në kohë normale  sic ishte niveli i borxhit, niveli i deficitit buxhetor nuk do të respektohen, pasi jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe në bashkëpunim me FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare ne jemi duke bashkëpunuar dhe është orientim i tyre që ne duhet të dalim përkohësisht nga disa objektive, sic ka qenë konsolidimi fiskal pra ulja e nivelit të borxhit. Pra do të detyrohemi të kemi një rritje të nivelit të borxhit për një periudhë të përkohshme dhe pastaj me kalimin e krizës do ti rikthehemi sërish konsolidimit fiskal. Mendohet që viti 2020, ndoshta dhe 2021, por e sigurt që 2020 do të ketë rritje të nivelit të borxhit, një rritje të deficitit fiskal dhe praktikisht kjo rritje do të vijë në rënie në vitet e ardhshme. Kjo është për gjithë shtet”, tha Sejko.

Të fundit