Flash News

KRYESORE

FMN: Partneritetet Publik- Privat po rrisin rreziqet fiskale, rekomandimet nuk janë zbatuar

FMN: Partneritetet Publik- Privat po rrisin rreziqet fiskale, rekomandimet nuk

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rikthyer në vëmendje Partneritetet Publik- Privat (PPP), duke paralajmëruar rreziqet fiskale që ato mund të sjellin për buxhetin dhe ekonominë vendase. Në raportin e fundit për Shqipërinë, ky institucion shpreh se angazhimi i projekteve infrastrukturore përmes PPP-ve ka rezultuar në rritje të detyrimeve potenciale, ndërkohë që kontratat janë të hartuara dobët dhe mund të pengojnë eficencën e investimeve publike.

“Rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontolluar këtë aspekt. Rritja e varësisë nga PPP-të për projektet e infrastrukturës ka rezultuar në shtimin e detyrimeve potenciale. Rreziqet e brendshme gjithashtu përfshijnë ndikimin e thatësirës në prodhimin e energjisë, duke krijuar risqe për buxhetin”, thuhet në raport.

Në kushtet kur Shqipëria ende nuk ka ndërprerë vrullin e PPP, Fondi ka rekomanduar që të forcohet dhe konsolidohet vendimarrja lidhur me procesin e investimeve publike në këtë formë duke nënvizuar sigurimin e vlerës së parasë në këto projekte PPP, që do të thotë projekte përmes një procesi ofertimi konkurrues. Një tjetër problematikë e hasur sipas FMN është që vlerësimi dhe përzgjedhja e projekteve të investimeve vazhdojnë të jenë të fragmentuara në varësi të burim i financimit të projektit.

FMN ka theksuar gjithashtu se rekomandimet e saj për të fuqizuar financat publike dhe manaxhimin e investimeve (psh PPP-të) nuk janë zbatuar deri tani.

Të fundit