Flash News

KRYESORE

FMN tërhiqet nga TVSH për biznesin e vogël, nga 6% tatim mbi dividentin

FMN tërhiqet nga TVSH për biznesin e vogël, nga 6% tatim mbi

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmet e mira që kanë konkluduar nga takimi me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN. Sipas Spahiut, ata u tërhoqën nga TVSH për biznesin e vogël, nga 6% tatim mbi dividentin.

Statusi i plotë:

“Shumë mirë që disa prej shqetësimeve që ngritëm në takimin me FMN i dëgjuan. U tërhoqën nga TVSH për biznesin e vogël por kjo jo se ju dhimbsej por u binden që kostot e mbledhjes së saj do ishin më shumë se të ardhurat..!!

U tërhoqën nga 6% tatim mbi dividentin. Vendim absurd që do të sillte përfitime vetëm për ata investitorë që quhen “në të zezë”…

Plani 1 miliard investime sdo ta pērmëndi më njeri. Vështirë që me situatën e krijuar paratë e hashashit të hidhen në investime..!!

Asnjë incentivë tatimore për investime e investitorë të huaj, ku shumë mirë po na konkurojnë prej vitesh vëndet e rajonit. Kjo do tē thotë që shqiptarë vazhdoni me kërkesat për azil….!!!

E vetmja gjë që kanë bërë është mbështetja e investitorëve në hoteleri ku un besoj që është një lëvizje thjesht klienteliste…!!!

Jan plotësit të paaftë apo e bëjnë me qëllim, këtë e vlerësoni ju më mirë…!!!!”

Të fundit