Flash News

KRYESORE

FNSH dhe RENEA rrethojnë Krujën më blinda dhe snajpera, kapet Tuku, ‘i forti’ i Niklës

FNSH dhe RENEA rrethojnë Krujën më blinda dhe snajpera, kapet

Pas Shkodrës, aksioni i përbashkët i FNSH, RENEA-s dhe Forcave Speciale ka zbarkuar në Krujë.

I gjithë aksioni i nisur që prej orës 05.00 të mëngjesit të sotëm është përqendruar kryesisht në fshatin Nikël, duke kryer kontrolle te befasishme në banesat e anëtarëve të grupit të njohur kriminal të Niklës.

Mësohet se gjatë aksionit është shoqëruar Flamur Haka, i njohur si drejtuesi i këtij grupi, i njohur nga policia prej vitesh sa i takon të shkuarës së tij kriminale, si dhe persona të tjerë të këtij fisi.

Po ashtu, kontrolle për armë dhe lëndë narkotike ka patur edhe në banesat e të tjerëve anëtarëve si Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangut. Aksioni është shoqëruar me mjete të blinduara dhe snjapera në distancë, ndërsa në operacion ka asistuar edhe Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Të fundit