Flash News

KRYESORE

“Fole si kryeministri i Kosovës”, Edi Rama shpjegon taksën iracionale në racionalitetin politik: E papranueshme!

“Fole si kryeministri i Kosovës”, Edi Rama shpjegon taksën

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Baton Haxhiun në Klan Kosova ka dhënë disa sqarime në lidhje me deklaratat e tij dhënë sot në takimin e dy qeverive.

I pyetur nga Baton Haxhiu, i cili iu drejtua se “foli shpesh si kryeministër i Kosovës”, Rama shpjegoi qëndrimin e tij për “taksën iracionale në një racionalitet politik”.

“Vendosja e një tarife të atillë në kushte normale do ishte diçka iracionale, e pakuptimtë edhe e papranueshme. Duke e vendosur atë tarifë, Kosova klith dhe demostron publikisht një problem. Ekspozon një problem më të thellë. Nga njëra anë Serbia nuk sillet në mënyrë të drejtë. Serbia e shkel CEFTA-n”, u shpreh Rama.

Më tej Rama përmendi pengimin e Kosovës për futjen e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL. “Këto kanë sjellë Kosovën në pikën që po plas”, tha Rama.

Ndërsa sa i përket tre fytyrave të Serbisë; një fytyrë për Kosovën, një për BE dhe një për Shqipërinë, Rama u shpreh:

“Kjo që bëri Serbia duhet parë si një qasje që lidhet me strategjinë. Kjo është zbatimi i një strategjie...Serbia është një partner strategjik për të ardhmen”.

Të fundit