Flash News

KRYESORE

“Folëm edhe për minishengenin Ballkanik”, Eliot Engel zbardh takimin me Ilir Metën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim  të veçantë me Kryetarin e për Politikën me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, i cili njihet edhe si një mbështetës i flaktë i çështjes shqiptare në politikën e madhe të Uashingtonit.

Për detajet e takimit është kujdesur edhe vetë Komisioni për Politikën me Jashtë në Kongresin Amerikan, i cili në profilin zyrtar në Twitter ka njoftuar se në takim është diskutuar ndër të tjera edhe mbi çështjen e “Minishengenit Ballkanik”.

“Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”, thuhet në postim.

 

 

Të fundit