Flash News

KRYESORE

"Foli kundër qeverisë, zyrtarit të PD-së i vënë pistoletën në kokë"

"Foli kundër qeverisë, zyrtarit të PD-së i

Kryetari i grupit të punës për organizimin e PD në Qarkun e Gjirokastrës Florian Xhuti, është kërcënuar me jetë ditë më parë.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për median shprehet se persona të armatosur e kanë kërcënuar në mesnatë, kur zyrtari i PD-së po kthehej nga një takim në Memaliaj.

“Në aksin Memaliaj-Ballsh, mjeti i tij është ndaluar nga një automjet tjetër. Njëri prej pesonave është afruar i ka vendosur pistoletën në kokë duke e kërcënuar që të mos kthehej më në Tepelenë e mos akuzonte qeverinë. Fatmirësisht aty ka kaluar një makinë tjetër dhe Floriani ka ikur”, u shpreh Alibeaj duke shtuar më tej se zyrtari i PD-së i është drejtuar policisë së Fierit ku ka dhënë dëshminë e tij.

“Ngjarja ka nodhur afër mesnatën të enjten. S’e kemi bërë publike me qëllim që t’i japim kohë policisë, por deri më tani rezultati i vetëm i policisë është se “autori ëstë larguar në drejtim të paditur”, tha Alibeaj.

Deputeti demokrat u shpreh se ngjarja kriminale ka për qëllim intimidimin e opozitës.

“PD i bën të qartë kujtdo se asgjë nuk do ta ndalë atë në denoncimin e lidhjeve të kësaj qeverie me çdo kriminel”, mbylli fjalën e tij Alibeaj.

 

 

Të fundit