Flash News

KRYESORE

Foli për martesë të mundshme, por unaza në gishtin e Marin Memës tregon tjetër gjë

E njohim si gazetari që sjell pranë nesh “Gjurmë Shqiptare”, por të rezervuar për jetën e tij private.

Jo më! Sot i ftuar në “Wake Up”, Marin Mema nuk ka folur vetëm për pasionin e tij për gazetarinë por edhe për planet për të ardhmen.

Teksa u pyet për planet e tij për martesë, nuk e mohoi faktin se shumë shpejt do të ketë një të tillë me personin e zemrës. Mirëpo unaza në gishtin e Marinit hedh dyshime për tjetër gjë. Mos vallë Marini është martuar në fshehtësi, apo është unazë fejese? Gazetari s'ka dhënë detaje, por dyshimet lindin...

Marini rrëfeu dhe disa nga pasionet e tij, atë për futbollin të cilin e dashuroi për 14 vjet rresht deri në moshën 20 vjeç, kur u detyrua ta linte si pasojë e një dëmtimi.

 

Të fundit