Flash News

KRYESORE

Fonde shtesë për organet e vetting-ut, reagon PD: Rama refuzoi një vit më parë propozimet tona

Fonde shtesë për organet e vetting-ut, reagon PD: Rama refuzoi

Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit në Kuvend nga maxhoranca të projektvendimit për shtesë në personelin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë

Në deklaratën e PD-së thuhet se “Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore.”

“Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut”, thuhet në reagim.

Demokratët i janë përgjigjur edhe pretendimeve të Taulant Ballës, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili tha se opozita kërkoi pazare për ligjet e vetting-ut. PD i hedh poshtë këto akuza dhe thekson se nuk do të kërkojë kurrë pazar me Edi Ramën.

“Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës. Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës. Qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj Reformës në Drejtësi, zbatimin  e të cilës po e vonon prej 2 vjetësh. Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën! 7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutes. Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Të fundit