Flash News

KRYESORE

Fondet sekrete në mediat shqiptare, Xhufi: Kam parë gazetarë në restorante me përfaqësues grekë

Fondet sekrete në mediat shqiptare, Xhufi: Kam parë gazetarë

Historiani Pëllumb Xhufi ka komentuar debatin e fundit në qeverinë greke, e që solli edhe largimin e e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, lidhur me fondet sekrete për individë dhe media në shërbim të promovimit të Greqisë. Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Xhufi thekson se i është mohuar rasti të shprehë mendimet e tij lidhur me këtë çështje në disa media dhe se ka parë në restorante duke drekuar përfaqësues të medias shqiptare me ata grekë.

“Unë e kam parë edhe në mënyrë praktike kur më është mohuar rasti që edhe të shprehem për çështje që lidhen me Greqinë nga media të caktuar.

Kur kam dashur të them diçka, që e kam parë me interes publik , nuk më është lejuar ose në rastin më të mirë, emisioni nuk është bërë për shkak të mungesës së palës tjetër që duhet më kundërshtonte. Më ka ndodhur edhe raste që t’i shoh në restorante të mira gazetarë dhe përfaqësues të medieve të drekojnë me përfaqësues të shtetit grek, me një konsull etj..”, u shpreh historiani.

Të fundit