Flash News

E-TJERA

Fondi i Ballkanit Perëndimor feston një vjetorin e çeljes në Tiranë, gati Thirrja e Dytë për projekte

Fondi i Ballkanit Perëndimor feston një vjetorin e çeljes

Fondi i Ballkanit Perëndimor, organizata e parë gjithëpërfshirëse rajonale në Ballkanin Perëndimor, feston në 1 nëntor përvjetorin e parë të hapjes së zyrës së Sekretariatit në Tiranë.

Në këtë vit të parë, Fondi lançoi Thirrjen e Parë për Projekte Rajonale, duke tërhequr më shumë se 350 aplikacione, me më shumë se 1290 partneritete dhe 18 projekte të pranuara, duke krijuar lidhje me 84 organizata partnere në fazën e zbatimit në të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mbi suksesin e arritur në vijim të Thirrjes së Parë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, po përgatitet Thirrja e Dytë për propozime që do të publikohet së shpejti.

Me mbështetjen e vazhdueshme të qeverive të gjashtë Palëve Kontraktuese, Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor mbetet i përkushtuar që të ketë më shumë projekte të mbështetura, më shumë organizata të angazhuara dhe më shumë bashkëpunime që të marrin jetë në rajonin tonë.

Të fundit