Flash News

KRYESORE

Fondi i Rindërtimit, Rama tregon objektivat : Askush nuk do ta kalojë Vitin e Ri 2021 në çadër

Fondi i Rindërtimit, Rama tregon objektivat : Askush nuk do ta kalojë

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e komitetit të Rindërtimit, ndër të tjera prezantoi 3 objektiva për zgjidhjen e situatës.

Gjatë mbledhjes u bë bilanci i të dëmeve të shkaktuara, si dhe të banorëve që janë akomoduar aktualisht në hotele dhe çadra.

Ministri Çuçi tha se në hotele ndodhen mbi 3 mijë persona, ndërsa në çadra janë mbi 10 mijë të prekur nga tërmeti.

Më tej kryeministri Rama paraqiti tre objektivat:

- Nuk do të lejojmë që askush ta kalojë Vitin e Ri 2021 në çadër. Me fillimin e pranverës të nisim të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat në çadra në shtëpitë e reja.

-Spitalet, qendrat shëndetësore, shkollat duhet të ndërtohen brenda 9 mujorit.

-Lagjet e reja brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantier. Natyrisht do të kërkojë më shumë kohë por objektivi është që deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar në pjesën më të madhe akomodimet e banorëve që sot janë me qera në zonën urbane në apartamente të reja.

Të fundit