Flash News

KRYESORE

Forbes: Jay-Z dhe Beyonce çifti me më shumë të ardhura

Forbes: Jay-Z dhe Beyonce çifti me më shumë të ardhura

Në pritje të lindjes së binjakëve, Forbes ka konstatuar se Beyoncé dhe Jay-Z janë një çift i artë, jo vetëm në anën emocionale, por edhe financiare. I zgjedhur në 2012 si “çifti më i pasur artistik në botë”, sipas revistës amerikane shuma e aseteve të  Mbretëreshës së ”r’&b” dhe reperit e producentit diskografik mund të jetë 1.16 miliardë dollarë.

Beyoncé ka grumbulluar një pasuri prej 350 milionë dollarë, duke fituar vendin e 46 në mesin e femrave më të pasura në Amerikë. Bashkëshorti megjithatë, mund të mburret me një pasuri prej 810 milionë dollarë,  që do ta bëjnë të renditet në vendin e dytë të klasifikimit të “Këngëtarëve më të pasur hip-hop”, me vetëm 10 milionë dollarë larg nga numri një, Diddy.

Pjesa më e madhe e fitimeve të ish Destiny Child vijnë nga disku “Lemonade” dhe nga turi “The Formation World Tour”, që i kanë sjellë  225 milionë euro. Jay-Z mund të mbështetet tek të ardhurat e etiketës së tij diskografike, Roc Nation dhe nga Tidal, transmetimi i muzikës në shërbimin streaming, të themeluar nga vetë ai.

Të fundit