Flash News

KRYESORE

"Forbes" publikon listën, Bill Gates s’është më i pasuri në botë. Ku renditet Donald Trump

Bill Gates s’është më i pasuri në botë. Numri një i “Amazon”, Jeff Bezos është shpallur personi më i fuqishëm ekonomikisht në botë, duke rrëzuar kështu nga froni i klasifikimit të më të pasurve, themeluesin e “Microsoft”-it, Bill Gates.

Lajmi publikohet nga vet revista “Forbes”, që saktëson se falë një rritjeje prej 59% të vlerës së aksioneve të “Amazon” në 12 muajt e fundit, Bezos ka dyfishuar pasurinë e tij duke shkuar në 120 miliardë dollarë, kundrejt 90 miliardëve të Gates.

Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zbret në vendin e 766 në botë, krahasuar me të 544-tin që mbante në renditjen e parafundit të revistës prestigjioze. Pasuria e tij vlerësohet sot në 3.1 miliardë dollarë, plot 400 milionë më pak sesa një vit më parë.

Të fundit