Flash News

KRYESORE

‘Forbes’ rendit 10 sportistët më të paguar të 2018-ës, nga Floyd Mayweather te rivalët Messi dhe Ronaldo

Nofka e tij është "paraja" kështu që nuk vjen duket edhe aq surprizues fakti që Floyd Mayweather ka kryesuar listën vjetore të revista amerikane ‘Forbes’ të 10 sportistëve më të paguar në botë.

Boksieri amerikan  u rendit në vend të parë në listën e sportistëve më të pasur në planet për herë të katërt në shtatë vitet e fundit.

Sipas ‘Forbes’ ai ka arkëtuar gjatë këtij viti plot 315 milionë euro.

Ai ndiqet nga futbollistët Lionel Messi i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo i Juventusit, përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë.

Messi ka grumbulluar gjatë 2018-ës një shifër prej  98.7 milionë eurosh në llogarinë e tij, ndërsa ndiqet nga rivali Cristiano Ronaldo me 94.57 milionë euro të mbledhura nga ekipi aktual i futbollit dhe,  sponsorit “Nike”.

I katërti në listë vjen Conor McGregor, ylli i UFC dhe i arteve marciale me 99 milionë dollarë të mbledhura.

Ai ndiqet nga futbollisti brazilian Neymar me 90 milionë dollarë, basketbollisti LeBron James me 85.5 milionë dollarë, tenisti Roger Federer me 77.2 milionë dollarë, basketbollisti Stephen Curry me 76.9 milionë dollarë, futbollisti amerikan Matt Ryan me 67.3 milionë dollarë dhe Matthew Stafford me 59.5 milionë dollarë.

https://www.theweek.co.uk/sport-rich-list/94073/floyd-mayweather-forbes-sports-rich-list-lionel-messi-cristiano-ronaldo

Të fundit