Flash News

KRYESORE

“Forca e tij buron nga qytetarët”, Fatbardh Kadilli vlerëson veprimin e Bashës: I doli zot protestës; nuk lejoi përplasjen

“Forca e tij buron nga qytetarët”, Fatbardh Kadilli

Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli ka vlerësuar veprimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili shmangu përplasjen te Ministria e Brendshme midis qytetarëve të revoltuar dhe punonjësve të policisë.

Kadilli shkruan se Basha dha sot një tjetër provë se është një lider i përgjegjshëm, evropian dhe se fuqia e tij buron nga qytetarët.

“Ndryshe nga Rama që i përdori protestuesit si mish për top, Basha i doli zot protestës edhe kur vullneti i ndrydhur i qytetarëve të zemëruar u vendos përballë policisë kriminale. Basha, me përgjegjësitë e liderit të qytetarëve shmangu çdo përplasje që mund të degradonte në dhunë me pasoja për qytetarët”, shkruan ndër të tjera Kadilli.

Reagimi i plotë:

Proteste qytetare, Lidership i pergjegjshem.

Sot, opozita dhe qytetaret demostruan per vlerat perendimore me energji, me force dhe dinamizem. Sot perballe pushtetit qe buron nga krimi dhe i sherben krimit qytetaret deshmuan se jane mbrojtesit e vertete te vlerave perendimore, mbrojtesit e institucioneve domokratike.

Perballe policise se kriminalizuar, protestuesit deshmuan force qyetetarie dhe nuk rane preh e provokimit.

Sot Basha dha edhe nje prove tjeter se eshte nje lider i pergjegjshem, nje lider europian.

Ndryshe nga Rama qe i perdori protestuesit si mish per top, Basha i doli zot protestes edhe kur vullneti i ndrydhur i qytetareve te zemeruar u vendos perballe policise kriminale. Basha, me pergjegjesite e liderit te qytetareve shmangu cdo perlasje qe mund te degradonte ne dhune me pasoja per qytetaret.

Nuk i la qytetaret e deshperuar vetem perballe policve te Rames dhe Xhafes te gatshem te dhunojne qytetaret, sic dhunuan Kryeredaktorin e RD, Bled Kasmi.

Ky eshte lideri qe lufton jo per pushtet, por per qytetaret. Forca e tij buron nga qytetaret.

Ky eshte fillimi i fundit te Rames. Revolta eshte e pandalshme.

Të fundit