Flash News

KRYESORE

Forca të shumta policie të Unaza e Re, nis shembja e 4 banesave

Forca të shumta policie të Unaza e Re, nis shembja e 4 banesave

Vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje në zonën e Unazës së re. Që në orët e para të mëngjesit vendi ka qenë i rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat “Shqiponja” dhe Forcat e Rendit.

Paraprakisht ka nisur shembja e katër banesave private të cilat preken nga ndërtimi i bulevardit të Kasharit. Banorët janë larguar vullnetarisht nga banesat, pasi janë njoftuar që më parë për shembjen.

Mbërritja e policisë që në orët e mëngjesit ka alarmuar qytetarët e Unazës së re, të cilët kanë dalë në rrugë, por janë larguar pa asnjë incident, pasi kanë parë që shembja bëhet për Bulevardin e Kasharit.

Të fundit