Flash News

KRYESORE

Forcat e Armatosura largojnë 74 predha të Luftës së Dytë Botërore në Lezhë, Xhaçka: Parandaluam një tragjedi  

Forcat e Armatosura largojnë 74 predha të Luftës së

Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë larguar dhe kanë dërguar për asgjësim 74 predha të gjetura në Lezhë, që mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e ka cilësuar si një parandalim tragjedie në zonën e Manatisë këtë operacion.

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan ministrja në reagimin e saj.

Të fundit