Flash News

KRYESORE

Forcat siriane rrëzojnë një avion luftarak izraelit, incidenti më serioz që prej fillimit të luftës civile

Forcat siriane rrëzojnë një avion luftarak izraelit, incidenti

Një avion luftarak F16 izraelit, është rrëzuar në territorin Sirian, pasi u qëllua nga forcat ushtarake siriane. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur avioni izraelit po sulmonte disa baza ushtarake Iraniane që ndodhen në Siri.

Dy pilotët e avionit janë dërguar menjëherë në spital dhe kanë arritur të shpëtojnë. Mediat shtetërore të Sirisë kanë cituar një zyrtar ushtarak të ketë thënë se “Mbrojtja ajrore siriane ka hapur zjarr në përgjigje të një akti agresioni nga ana e Izraelit kundër një baze ushtarake”.

Ky është incidenti më serioz në të cilin janë përfshirë Izraeli, Irani dhe Siria, prej fillimit të luftës civile në Siri, para gati shtatë viteve.

Të fundit