Flash News

KRYESORE

Forcimi i rolit të shqiptarëve në Maqedoni, Talat Xhaferi kërkon takim tripalësh me Shqipërinë dhe Greqinë

Forcimi i rolit të shqiptarëve në Maqedoni, Talat Xhaferi

Forcimi i rolit të shqiptarëve në Maqedoni po ndihet edhe në politikën e jashtme të vendit fqinj. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, ku ka kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Xhaferi poashtu theksoi nevojën e një takimi tripalësh ndërmjet parlamenteve të Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, në të cilin do të diskutohen mundësitë dhe mënyrat për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet në të ardhmen.

Nisma është mbështetur edhe nga ministri grek, i cili premtoi se do të angazhohej personalisht për realizimin e saj.

 “Personalisht do të angazhohem për nismën e kryetarit Xhaferi, për arsye se çështjet që janë lënë në trashëgimi nga e kaluara dhe të cilat i pengojnë që të bashkëpunojnë më afër i motivojnë të gjejnë zgjidhje të cilat do të sigurojnë bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen”, theksohet të ketë thënë minisitri Kotzias në takim.

Të fundit