Flash News

KRYESORE

Forcohet lidhja shqiptaro-hungareze, përurohet në Tiranë shatërvani i miqësisë

Lidhja midis shqiptarëve dhe hungarezëve është speciale dhe origjinën e ka që nga koha e heronjve të dy popujve, Skënderbeut dhe Janosh Hunidadit. Në 100 vjetorin e kryeqytetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti një delegacion të kryesuar nga nënkryetarja e bashkisë së Budapestit, Erzsébet Gy Németh, ku u fol për shtimin e marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve.

Gjithashtu, pranë Bibliotekës Kombëtare, u përurua shatërvani i miqësisë, ndërkohë që pas disa javësh, në Budapest do të ngrihet busti i Skënderbeut.

“Mes dy qyteteve tona kemi një raport shumë special dhe mezi pres që kjo marrëdhënie të shkojë edhe më tej. Sot fillojmë me një kontribut qytetin tonë, vendosjen e një shatërvani kushtuar marrëdhënies së veantë të dy heronjve tanë kombëtarë, Skënderbeut dhe Janosh Huniadit. Për ta vazhduar pastaj në datën 21 Prill, ku ne do të inaugurojmë bustin e Skënderbeut në Budapest, në një nga parqet më të bukura të qytetit”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar raportet mes dy qyteteve, Veliaj shtoi se vendosja e linjave direkte të transportit me Budapestin, do të rrisë numrin e turistëve. Ai i dorëzoi nënkryetares së Bashkisë së Budapestit “Kullën e Sahatit”, në shenjë të miqësisë mes dy vendeve.

Erzsébet Gy Németh, falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen e ngrohtë dhe e ftoi për një vizitë zyrtare në Budapest. “Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe që do të fillojmë këtë marrëdhënie 100-vjeçare mes 2 popujve. Ju mirëpresim në Budapest më datën 21 Prill për të përuruar statujën e Skënderbeut në Budapest”, nënvizoi ajo.

Gjatë këtij bashkëpunimi të ngushtë 4-vjeçar, UKT dhe Kompania e Ujësjellësit të Budapestit, kanë punuar së bashku për të krijuar një vizion rreth zhvillimit teknik të së ardhmes të UKT-së, përmes zhvillimit të studimit me titull “Masterplani Afatmesëm i Zhvillimit teknik dhe Strategjik të UKT”.

Të fundit