Flash News

KRYESORE

Formacionet: Partizani me revolucion, Kukësi me sulm të frikshëm

Formacionet: Partizani me revolucion, Kukësi me sulm të frikshëm
Partizani dhe Kukësi ndeshen mes tyre prej orës 18:00, në stadiumin "Selman Stërmasi". Një ndeshje vitrinë e futbollit shqiptar, pasi vjen mes dy pretendentëve dhe pritet të ketë shumë emocione. Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet e tyre dhe "Demat" vijnë me surpriza. Partizani i është rikthyer skemës me tre mbrojtës, Bitri  - Belica - Boldor, e nisin si titullar. Mesfusha përbëhet nga Mala, Brojën dhe Cordeiron, ndërsa Çinari dhe Bardhi luajnë përpara. Asani e nis nga stoli. Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, nuk ka ndryshuar shumë. Ai luan me 4-3-3 e zakonshmën, pasi vjen me një sulmues. Maliki ka zënë vendin e Ethemit dhe do të luajë si mbrojtës i djathtë, ndërsa sulmi nuk ndryshon me Abazajn, Gavazajn dhe Shkurtajn.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 10 E hënë, më 28 tetor, ora 18:00 Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tirana

PARTIZANI-KUKËSI Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Mala, Broja, Cordeiro, Çinari, Bardhi. Trajner: Franco Lerda Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Të fundit