Flash News

KRYESORE

Formacionet: Reja ndryshon Shqipërinë, sa shumë ndryshime për Andorrën

Shqipëria dhe Andorra do të luajnë mes tyre prej orës 20:45 për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro2021, në stadiumin "Elbasan Arena". Trajneri Edy Reja kërkon të thyejë rekordin e pikëve në një eliminatore.

Italiani i stolit ka bërë disa ndryshime të rëndësishme. Etrit Berisha do të jetë në portë dhe kapiten. Skema nuk ndryshon, pasi mbrojtja rreshtohet me 3. Gjimshiti, Veseli dhe Ismajli luajnë nga minuta e parë në prapavijë.

Trashi dhe Rashi janë krahët e mesfushës që do të shohin më shumë drejt sulmit, Memushaj, Ramadani dhe Ndoj do të jenë në mesfushë në qendër. Sulmi i besohet Manajt dhe Balajt.

Të fundit