Flash News

KRYESORE

Formacionet zyrtare; Belgjika ul në stol Karraskon dhe Mertensin, Brazili nuk bën eksperimente

Formacionet zyrtare; Belgjika ul në stol Karraskon dhe Mertensin, Brazili

Në orën 20:00 do të nis ndeshja e dytë çerek-finale e Botërorit mes Brazilit dhe Belgjikës; takim që do të luhet në stadiumin ‘Kazan Arena’.

Të dy ekipet që cilësohen si pretendent për të fituar ‘Rusi 2018’ kërkojnë kalimin në fazën çerek-finale.

Dy ekipet janë ndeshur njëherë mes tyre, në Botërorin e 2002, ku skuadra “Seleçao”, e cila në atë kohë drejtohej nga Skolari, arriti të triumfonte me rezultatin 2-0 me golat e Rivaldos dhe Ronaldos në pjesën e dytë.Brazili arriti te shpallej kampion në atë Kampionat Boteror.

Formacionet zyrtare:

Brazili: Alison, Miranda, Tiago Silva, Fagner, Marselo, Fernandinjo, Paulinjo, Uillian, Kutinjo, Nejmar, Gabriel Zhezhus, Trajner: Tite

Belgjika: Kurtua, Vertongen, Kompani, Aldervaired, Munie, Fellaini, De Brujne, Vitsel, Çadli, Hazard, Lukaku, Trajner: Martinez.

Të fundit