Flash News

KRYESORE

Formacionet zyrtare; Kroacia dhe Anglia synojnë të vijojnë ëndrrën ruse

Formacionet zyrtare; Kroacia dhe Anglia synojnë të vijojnë

Në orën 20:00 në stadiumin ‘Luzhniki’ do të luhët gjysmëfinalja e dytë e Botërorit mes Kroacisë dhe Anglisë.

Trajnerët e dy ekipeve kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë, ku qëllimi i vetëm është kalimi në finalen e madhe të së dielës.

Ekipi ballkanas vjen në këtë gjysmëfinale pasi mundi me penallti Rusinë, ndërsa nga ana tjetër, Anglia kaloi pastër 2-0 përballë Suedisë. Ekipi që kualifikohet do të gjejë në finale ekipin e Francës, që kaloi dje ndaj Belgjikës.

Formacionet zyrtare:

Kroacia: Subasiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Mandxukiç, Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

Anglia: Pikford, Uoker, Stouns, Meguajër, Tripier, Jang, Lingard, Henderson, Dele Ali, Kejn, Sterling. Trajner: Garet Sauthgejt.

Të fundit