Flash News

KRYESORE

Formacionet zyrtare: Kroacia pa mesfushorin Kovaçiç, Danimarka shpreson tek fantazia e Eriksenit

Formacionet zyrtare: Kroacia pa mesfushorin Kovaçiç, Danimarka

Në orën 20:00 në “Nizhny Novgorod Stadium” Kroacia do të përballet me Danimarkën për të siguruar një biletë në çerekfinalet e Botërorit.

Skuadra ballkanase, e cila ishte 1 nga 3 ekipet që arriti të dalë me pikë të plota nga grupi, kërkon të shkojë sa më lart në “Rusi 2018”, por përballë do të ketë nordikët të cilët duan të lënë shenjë në këtë kompeticion.

Trajneri Daliç nuk ka preferuar ta nisë ndeshjen pa mesfushorin Kovaçiç, i cili është në stol, ndërsa Danimarka shpresoj tek forma e mirë që po kalon mesfushori i Totenhamit, Eriksen.

Fituesi i këtij çifti do të përballet me Rusinë, e cila eliminoi më herët Spanjën.

Formacioni i ndeshjes Kroaci-Danimarkë:

Kroacia: Subasiç, Lovren, Vida, Vrsaljko, Rebiç, Modriç, Perisiç, Striniç, Brozoviç, Rakitiç, Mandzukiç

Trajner:Daliç

Danimarka: Shmeikel, Kjaer, Jorngensen, Dalsgardm Knudsen, Kristensen, Delanei, Eriksen, Braithuait, Polsen, Kornelius

Trajner: Hareide

Të fundit