Flash News

KRYESORE

Formacionet zyrtare, Rusia dhe Kroacia me ndryshime nga ndeshjet e kaluara

Do të luhet në qytetin e Soçit ndeshja e fundit e çerekfinaleve të Botërorit, ku vendi organizator Rusia do të sfidojë Kroacinë.

Në historinë e tyre, këto dy ekipe janë ndeshur tri herë teksa 2 sfida kanë përfunduar në barazim ndërsa një ndeshje tjetër është fituar nga ballkanasit me shifrat 3:1 më 17 nëntor 2015.

Trajnerët nuk kanë bërë shumë ndryshime në formacion, teksa te Rusia është lënë në stol Zhirkov, ndërsa Daliç ka ulur në pankinë Brozoviçin për t’i besuar vendin e titullarit Kramariçit.

Fituesi do luajë kundër Anglisë më 11 korrik në orën 20:00.

Formacionet zyrtare:

Rusia: Akinfev, Fernandez, Ignasheviç, Kutepov, Kudrjashov, Golovin, Samedov, Çerishev, Zobnin, Kuzyjev, Dzuba.

Kroacia: Subasiç, Lovren, Striniç, Vrsaljko, Vida, Rakitiç, Modriç, Kramariç, Perisiç, Rebiç, Manxhukiç.

Të fundit