Flash News

KRYESORE

Formimi i qeverisë së re, reagon ambasadori amerikan në Kosovë: Të gatshëm për të rritur bashkëpunimin

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar formimin e qeverisë së re pas votimit të sotëm në kuvend.

Përmes një postimi në twitter, Kosnett shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha instancat e Kosovës, për të ndihmuar në rritjen e marrëdhënieve të vendit me fqinjët.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Unë shoh përpara për të punuar me të gjitha institucionet, partitë dhe shoqërinë civile të Kosovës për të forcuar drejtësinë, prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të forcojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, shkruan Kosnett.

 

 

 

 

 

 

Qeveria e re e Kosovës u votua sot pas një seance maratonë. Me 86 vota pro dhe 10 abstenim Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Të fundit