Flash News

KRYESORE

 Formuan grup të fshehtë politik, ish-kreu i fushatës së Trump pagoi politikanët evropianë, mes tyre dhe Prodin

 Formuan grup të fshehtë politik, ish-kreu i fushatës

Prokurori Mueller, i cili heton përpjekjen e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA, akuzon ish-kreun e fushatës së Trump se ka paguar politikanët evropianë për të formuar një grup politik të fshehtë, mes tyre dhe Prodin. 

Dy milionë euro ju janë paguar katër udhëheqësve politikë evropianë për të promovuar interesat e ish-presidentit ukrainas Vicktor Janukoviç në Uashington.

Sipas “Politico.com”, emrat e katër udhëheqësve politikë evropianë janw: Alfred Gusenbauer, kancelari austriak nga viti 2007 deri në 2008, ish-presidenti polak Aleksander Kwasniewski, ish-kryeministri ukrainas Viktor Jushenko dhe Romano Prodi, dy herë President i Këshillit dhe Presidenti i Komisionit Europian nga 1999 deri në 2004.

Kjo është akuza e bërë kundër avokatit Paul Manafort nga super prokurori Robert Mueller.

"Dega evropiane" është një zhvillim dytësor i ‘Portës së Rusisë’. Mueller është i interesuar të tregojë se si Manafort manovroi në Uashington në emër të Janukoviç dhe pastaj sponsorëve të tij rusë.

Ligji amerikan kërkon transparencë maksimale për grupin politik të cilët duhet të deklarojnë haptazi nëse përfaqësojnë një qeveri të huaj.

 

Të fundit