Flash News

KRYESORE

Formula 1, Vettel i pari në start në Hungari

Formula 1, Vettel i pari në start në Hungari

Formula 1 zhvillon ditën e nesërme garën e Hungarisë në orën 14:00. Sebastian Vettel do të jetë i pari në radhë në startin e ditës së nesërme, pasi ka siguruar xhiron më të shpejtë, duke regjistruar kohën 1:16:276. Në radhë pas tij do të renditet piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa dy pilotët e Mercedes, Bottas dhe Hamilton do të nisen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt. 

Në këtë garë Vettel pritet të thellojë sërish diferencën me Hamilton. Gara e Hungarisë, është e 11-ta, e këtij sezoni, që po dhuron një rivalitet emocionues mes Sebastian Vettel dhe Leëis Hamilton, të cilët kanë vetëm një pikë diferencë mes tyre, në renditjen për pilotë.

Të fundit