Flash News

KRYESORE

Formulari i vetëdeklarimit i Kryeprokurores së re të Durrësit/ Gabimi me vendlindjen, origjina dhe mosha e njëjtë me Arta Markun

Prokurorja Donika Prenga e cila u emërua sot si Kryeprokurore e Durrësit nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, në formularin e vetëdeklarimit të saj, ka disa të dhëna interesante.

Vërehet se në formular ajo ka saktësuar se i është bërë një ngaterresë e vendlindjes, kur ka transferuar pashaportizimin nga Kukësi në Durrës e më pas në Tiranë.

Nga Thirrë Mirditë, që i ishte bërë gabimisht, Prengës më pas i është korrigjuar vendlindja e saj e saktë në Kalimash, Kukës.

Në fakt Kalimashi dhe Thirra ndodhen ngjitur, dhe janë përkatësisht në hyrje dhe në dalje të tunelit të famshëm të Rrugës së Kombit, që njihet edhe si tuneli i Kalimashit.

Prenga është mbiemri i prokurores përpara martesës, ndërsa pas martesës mbiemri i sja rezulton të jetë Prela.

Ajo ka thuajse të njëjtën moshë me Arta Markun, pasi Prenga është 42 vjeçe, ndërsa Marku 41 dhe rezultojnë të jenë të të njëjtit brez.

Përveç origjinës nga Mirdita, të dyja prokluroret i përkasin gjithashtu edhe besimit katolik.

Prenga në vitin 2012, rrëzoi akuzat për kapjen e djalit të Gramoz Ruçit me drogë në makinë dhe në këtë mënyrë ai mundi që t’i shpëtonte burgut. Sot ajo u emërua kryeprokurore në Durrës nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Të fundit