Flash News

KRYESORE

Forumi i Davos, Thaçi dhe Vuçiç zhvillojnë takim kokë më kokë: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç janë ulur në një takim kokë më kokë gjatë punimeve të Forumit Ekonomik në Davos.

Thaçi njofton se në takimin bilateral është biseduar për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Sipas presidentit kosovar, një marrëveshje Kosovë-Serbi është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sot zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve. Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor”, shprehet Thaçi.

Të tjera nga DAVOS:

Mesazhi i Kinës për botën nuk ka qenë kurrë më i qartë: Zgjidhni. Ose me ne ose me SHBA

Angela Merkel në Davos: Politika e jashtme e BE-së duhet të unifikohet

Detaje nga takimi Rama-Tsipras, dosja e çështjës çame nuk u hap në tavolinë

Theresa May akuzon ‘Facebook’ për ndihmë ndaj terroristëve, pedofilëve dhe tregtisë së skllevërve: Ka ardhur koha për ndryshim

Të fundit